RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion policor në Brezovicë, Prokuroria në Ferizaj jep detaje

aksion-policor-ne-brezovice,-prokuroria-ne-ferizaj-jep-detaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.
“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”,thuhet në njoftimin për media.

Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.

Related posts

Polonia akuzon Rusinë për “terrorizëm shtetëror” pas sabotimit hekurudhor

admin

20 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, numri arrin në 1,021 viktima

Kushtrim Guraj

Izraeli thotë se ka nisur 26 valë sulmesh ajrore në periferitë jugore të Bejrutit që nga e hëna

Muhamet Ramadani