RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia “thellësisht e shqetësuar” për vrasjen ‘serike’ të 4 muslimanëve në SHBA

turqia-“thellesisht-e-shqetesuar”-per-vrasjen-‘serike’-te-4-muslimaneve-ne-shba

“Jemi thellësisht të shqetësuar për vrasjet e dyshimta të njëpasnjëshme të 4 individëve muslimanë që nga nëntori në qytetin amerikan Albuquerque, tre prej të cilave kanë qenë javën e kaluar”, tha Ministria e Jashtme

Turqia ka theksuar sot se është “thellësisht e shqetësuar” për vrasjet e dyshimta të katër individëve muslimanë që nga nëntori në qytetin amerikan Albuquerque, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jemi thellësisht të shqetësuar për vrasjet e dyshimta të njëpasnjëshme të 4 individëve muslimanë që nga nëntori në qytetin amerikan Albuquerque, tre prej të cilave kanë qenë javën e kaluar”, bëri të ditur Ministria e Jashtme në një njoftim.

“Duam që autorët e këtyre vrasjeve serike, të cilat thuhet se kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe mund të jenë krime të urrejtjes, të gjenden menjëherë dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Duke shprehur ngushëllime për familjet dhe të afërmit e viktimave, Ministria tha se “presim që autoritetet përkatëse amerikane të kryejnë me përpikëri të gjitha llojet e hetimeve” për të sqaruar të gjitha aspektet e incidenteve. /aa

Related posts

27 persona të zhdukur në Tunizi pas fundosjes së një barke me emigrantë

admin

Marco Rubio nis vizitën dyditore në Evropën Lindore, takim me kryeministrin sllovak, Robert Fico! Fokusi i diskutimeve

admin

Qeveria italiane planifikon masa për të luftuar thatësirën dhe mungesën e ujit

Muhamet Ramadani