RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti sirian: Siria dhe Franca do të nënshkruajnë marrëveshje gjatë vizitës së Macronit

presidenti-sirian:-siria-dhe-franca-do-te-nenshkruajne-marreveshje-gjate-vizites-se-macronit

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, ka bërë të ditur se Siria dhe Franca do të nënshkruajnë marrëveshje gjatë vizitës në Damask të presidentit francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu.

“Franca do të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit financiar të Sirisë”, tha Sharaa në një intervistë për televizionin francez BFM TV, e publikuar nga agjencia siriane e lajmeve SANA.

Ai theksoi se ka “shumë sektorë të tjerë” ku Franca mund të luajë një rol.

“Siria aktualisht ndodhet në fazën e rindërtimit dhe ka shumë burime. Ajo ka nevojë për vende që janë të përparuara në teknologji dhe Franca është një nga vendet më të përparuara në këtë fushë”, tha Sharaa.

Ai theksoi se vizita e presidentit Macron në Siri përfaqëson “një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Macron mbërriti në Damask sot herët, në vizitën e parë të një udhëheqësi perëndimor në Siri që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor të vitit 2024.

Related posts

Irani thirrje qytetarëve të ulin konsumin e energjisë elektrike pas sulmeve të SHBA-së

Kushtrim Guraj

Përplasjet në Akademi kulmojnë me nismën për shkarkimin e kryetarit

admin

Papa Françesku kundër dënimit me vdekje: Nuk jep drejtësi, është helm për shoqërinë

admin