RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin tre palestinezë në Nablus

forcat-izraelite-vrasin-tre-palestineze-ne-nablus

Një njoftimin e ministrisë theksohet se 40 persona tjerë u plagosën gjatë bastisjeve, duke përfshirë katër në gjendje kritike

Tre palestinezë kanë humbur jetën sot në bastisjet e forcave izraelite në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një njoftimin e ministrisë theksohet se 40 persona tjerë u plagosën gjatë bastisjeve, duke përfshirë katër në gjendje kritike.

Ushtria izraelite tha se Ibrahim al-Nabulsi, anëtar i Brigadave të Dëshmorëve të Aksasë, krahu i armatosur i grupit Fatah, u vra në bastisje.

Në njoftimin ushtarak thuhet se ushtarët izraelitë rrethuan shtëpinë e Al-Nabulsit, duke çuar në një shkëmbim zjarri.

Forcat izraelite përdorën raketa të lëshuara ndaj ndërtesës në të cilën fshihej Al-Nablusi, tha ushtria.

Nuk raportohet për të lënduar në mesin e ushtarëve izraelitë.

Ushtria izraelite akuzon Al-Nabulsin për kryerjen e sulmeve kundër forcave të saj në Nablus.

Vdekjet erdhën dy ditë pasi armëpushimit të ndërmjetësuar nga Egjipti që i dha fund tre ditë të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, në të cilat 45 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën. /aa

 

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës:

admin6

Anketa e IRI: Kosova dhe Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkan

RTI

Ushtarët izraelitë ndihmojnë kolonët në sulmet ndaj automjeteve të palestinezëve

admin6