RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Studimet zbulojnë se COVID-i rrodhi nga tregu në Wuhan ku shitej mish i kafshëve të egra

studimet-zbulojne-se-covid-i-rrodhi-nga-tregu-ne-wuhan-ku-shitej-mish-i-kafsheve-te-egra

Shkencëtarët thonë se ka “prova bindëse” që tregu Huanan i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan ishte në qendër të shpërthimit të COVID-19, raportoi BBC të martën.

Dy studime të publikuara riekzaminojnë informacionin për shpërthimin fillestar të virusit në qytetin kinez.

Një nga studimet tregon se rastet e para ishin të përqendruara rreth atij tregu.

Sugjeroi se kishte dy variante në njerëzit në nëntor dhe dhjetor 2019.

Studiuesit thonë se provat tregojnë se koronavirusi ishte prezent në kafshët që u shitën në tregun Huanan më 2019. Ata thanë se u transmetua te njerëzit që punonin ose blinin aty, ku një njeri e mori virusin nga një kafshë.

Shkencëtarët krijuan një hartë të mostrave – tamponët e lëngjeve nga kanalizimet dhe në tezgat e tregut – që rezultuan pozitive për virusin.

“Shumica e mostrave pozitive u grumbulluan rreth anës jugperëndimore të tregut”, shpjegoi David Robertson, virolog. “Dhe ky është vendi ku ne raportojmë se shiten specie të një kafshe të egër”.

“Pra, ne kemi konfirmimin e kafshëve që tani e dimë se janë të ndjeshme [nga Sars-Cov-2, virusi që shkakton Covid-19] u shitën atje në fund të 2019-s”. /koha

Related posts

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

RTI

Rritet në 70.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Gjermani, qeveria arrin marrëveshje për lehtësimin e imigrimit të punëtorëve të kualifikuar

admin