RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Jugut përballet me reshjet më të dendura më shumë se një shekull, nëntë të vdekur

koreja-e-jugut-perballet-me-reshjet-me-te-dendura-me-shume-se-nje-shekull,-nente-te-vdekur

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe shtatë janë zhdukur në Korenë e Jugut pasi reshjet e dendura përmbytën rrugët kryesore, stacionet e metrosë dhe shtëpitë, thanë zyrtarët të mërkurën, shkruan AFP.

Shirat që filluan të hënën janë më të dendurit që kur Koreja e Jugut filloi të monitoronte kushtet e motit 115 vjet më parë, ka thënë presidenti Yoon Suk-yeol, i cili u kërkoi falje qytetarëve për “bezdi”.

Qytetet e Seulit dhe Gangnamit u godit veçanërisht e rëndë, me veturat që ishin gjysmë të zhytura.

“Ka gjithsej 16 viktima, duke përfshirë nëntë të vdekur dhe shtatë të zhdukur”, ka thënë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme.

Në total, rreth 600 persona janë të rrezikuar nga përmbytjet, shtoi ai, ndërsa shumë prej tyre u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Midis nëntë viktimave, tre vdiqën pasi u bllokuan në apartamentet e tyre gjysmë-bodrume të njohura si banjiha. /koha

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 327 e lu’ftës

rezart morina

Nuk ndalet eksodi drejt Britanisë/ 10 gomone me 380 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit

admin

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, Veliaj poston fotot nga spitali: Humba 2 gurë bashkë me tëmthin, por fitova dy shokë përjetë

admin