RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti slloven: Nëse lufta Rusi-Ukrainë zgjatet, tensionet mund të zbresin në Ballkanin Perëndimor

presidenti-slloven:-nese-lufta-rusi-ukraine-zgjatet,-tensionet-mund-te-zbresin-ne-ballkanin-perendimor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se nëse lufta Rusi-Ukrainë zgjat më shumë se sa që pritej, atëherë tensionet mund të zbresin edhe në Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Pahor u prit nga homologu turk Recep Tayyip Erdoğan në Kompleksin Presidencial në Ankara me një ceremoni zyrtare. Gjatë takimit me dyer të mbyllura, liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa që pritej, atëherë tensionet mund të zbresin drejt jugut, në Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor në konferencën e përbashkët për media pas takimit.

“Dhe unë dua t’u them të gjithë shteteve dhe të gjithë liderëve se ky rajon e meriton paqen, sigurinë dhe mirëqenien”, shtoi presidenti slloven.

Ndër të tjera, Pahor lavdëroi marrëdhëniet e vendit të tij me Turqinë, duke thënë se në marrëdhëniet bilaterale, dy vendet nuk kanë asnjë çështje që nuk mund ta zgjidhin.

“Ne kemi një marrëdhënie që mund të jetë shembull, si në fushën e ekonomisë, ashtu edhe në fushat e tjera”, deklaroi Pahor. /aa

Related posts

Xi paralajmëroi personalisht Putinin kundër një sulmi bërthamor ndaj Ukrainës

admin

Izraeli gjatë vitit 2022 përshpejtoi planin për të “judaizuar Kudsin”

admin

Hovenier: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur

RTI