RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina përfundon stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit

kina-perfundon-stervitjen-ushtarake-rreth-tajvanit

Ushtria e Kinës ka “kryer detyra të ndryshme” rreth Tajvanit, por do të vazhdojë me patrullimet e përditshme, njoftoi të mërkuren Pekini zyrtar, duke sinjalizuar një fund të mundshëm të stërvitjeve rreth ishullit të këtij shteti aziatik.

E zemëruar nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan javën e kaluar, Kina ka kryer stërvitjet më të mëdha ushtarake deri më tani rreth ishullit që e konsideron territorin e saj.

Stërvitjet përfshinin lëshime raketash balistike, disa prej të cilave fluturuan mbi kryeqytetin Taipei dhe simuluan sulme detare dhe ajrore. /euronews

Related posts

Holanda njofton mbështetje të re ushtarake me vlerë gati 300 milionë dollarë për Ukrainën

admin

Shefi i OKB-së: Familja globale është “jofunksionale”

Muhamet Ramadani

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë propozon emigrimin e palestinezëve nga Bregu Perëndimor dhe Gaza për të vendosur “sovranitetin” e Izraelit

admin