RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takimi Kurti – Vuçiq, më 18 gusht pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur

takimi-kurti-–-vuciq,-me-18-gusht-pritet-te-nenshkruhet-nje-deklarate-e-perbashket-per-personat-e-pagjetur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel.

Në takimin e dy palëve në Bruksel pritet që të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Sipas gazetës serbe Nova, në Bruksel pritet që të diskutohet për targat e veturave dhe dokumentet e identifikimit.

Edhe pse agjenda nuk dihet ende, pritet që në këtë takim të bëhet nënshkrimi i një deklarate e që konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dy palëve.

Ndërkaq kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukurm Veljko Odaloviq, tha se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme.

Odaloviq theksoi se teksti në masë të madhe ishte dakorduar, por se ka pasur kërkesë edhe nga Prishtina.

Ndryshe takimi Kurti-Vuçiq, pritet të zhvillohet pas zhvillimeve të shumta në veri të vendit.

Në fillim të gushtit në Mitrovicën e veriut nisën të aktivizohen alarmet, që nënkuptonin grumbullimin e serbëve.

Përpos kësaj, serbët lokalë u mblodhën në dy pikat kufitare, atë të Jarinjes dhe Bërnjakut ku vendosën barrikada të shumta, duke kundërshtuar nisjen e funksionalizimit të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.

Pas të shtënave me armë në veri dhe ngritjes së tensioneve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan hapur nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë datën e vendosjes së reciprocitetit.

Pas vendimit për shtyrje të reciprocitetit për targat e automjeteve dhe dokumenteve deri më 1 shtator, nga veriu u larguan kamionët e vendosur si barrikada.

Ditë më parë, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se situata ka mundur të përshkallëzojë në konflikt të armatosur.

Ndryshe pak ditë më parë në veri të vendit pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës.

Nga KFOR-i kanë deklaruar se po vazhdojnë të monitorojnë situatën nga afër, derisa nga BE-ja dhe SHBA-të është bërë thirrje që palët gjithçka të zgjidhin përmes dialogut, e jo me ngritje të tensioneve.

Related posts

Turqia dërgon aeroplan shtesë me ndihma në Iran pas përmbytjeve vdekjeprurëse

admin

Zelensky dhe liderët perëndimorë takohen për të diskutuar të ardhmen e Ukrainës

rezart morina

Palestina: Kushtet e të burgosurve administrativë të rishikohen nga një komitet ndërkombëtar

admin