RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ngrohja e Arktikut gati katër herë më e shpejtë se mesatarja globale

ngrohja-e-arktikut-gati-kater-here-me-e-shpejte-se-mesatarja-globale

Ngrohja globale për shkak të ndryshimit të klimës e ka prekur Arktikun shumë më tepër se sa mendohej më parë, kanë zbuluar së fundmi shkencëtarët finlandezë.

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët e Institutit Finlandez të Meteorologjisë në Helsinki, rajoni i Arktikut është ngrohur thuajse katër herë më shpejt se sa mesatarja globale në 43 vitet e fundit.

Pjesë të caktuara të Oqeanit Arktik madje janë ngrohur shtatë herë më shpejt krahasuar me planetin në tërësi. Sipas studiuesit Mika Rantanen, modelet e klimës e kanë nënvlerësuar deri më sot të ashtuquajturin efekt i amplifikimit polar.

Studimet e kaluara kanë zbuluar se Arktiku po ngrohej dy herë më shpejt se rajonet e tjera, por një grup pune i Këshillit të Arktikut, me seli në Tromsø të Novergjisë, raportoi në maj të vitit të kaluar se rritja e temperaturës sipërfaqësore të Arktikut në periudhën mes viteve 1971 dhe 2019 ishte 3.1 gradë celsius, ose rreth tre herë më e lartë se sa mesatarja globale.

Shkencëtarët finlandezë e argumentojnë zbulimin e tyre me rritjen e fortë dhe të vazhdueshme të ngrohjes së Arktikut, por edhe me përkufizimin e vetë Arktikut si rajon – e gjithë zona brenda Rrethit të Arktikut – si edhe me faktin që ata i marrin parasysh llogaritjet duke nisur nga viti 1979, viti kur të dhëna më të hollësishme dhe më të besueshme filluan të siguroheshin falë imazheve satelitore. /atsh

Related posts

Policia e Kosovës në veri refuzon të shpërndajë fleta qortuese

admin

Autorët e sulmit terrorist në Moskë kishin planifikuar arratisjen drejt Ukrainës? Lukashenko kundërshton pretendimin e Putinit

admin

Aktivistët protestojnë në Gjermani kundër G7-ës

admin