RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin monitoron manovrat ushtarake ruse

putin-monitoron-manovrat-ushtarake-ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin do të mbikëqyrë manovrat ushtarake, që përfshijnë lëshimin e raketave balistike dhe të lundrimit dhe që do të zhvillohen sot, sipas zëdhënësit të tij, Dmitry Peskov.

Dmitry Peskov tha se Rusia ishte transparente në lidhje me manovrat ushtarake, ndërsa paralajmëroi të gjitha mediet se ato nuk duhet të shkaktojnë shqetësim për askënd.

“Putin do të monitorojë manovrat ushtarake të forcave të parandalimit strategjik nga një qendër kontrolli”, thuhet në raport.

Rusia zotëron arsenalin e dytë më të madh bërthamor pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryen teste raketore disa herë në vit.

Por, kjo e fundit vjen pas një konflikti jashtëzakonisht të tensionuar me Perëndimin për Ukrainën.

Po ashtu është planifikuar një bisedë telefonike mes ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe homologut të tij amerikan, Lloyd Austin. /atsh

Related posts

Ushtria izraelite vret një palestinez gjatë një bastisjeje në Nablus

Muhamet Ramadani

Presidenti Erdogan: Shënjestrimi i anijeve tregtare në Detin e Zi nuk i sjell dobi askujt

Muhamet Ramadani

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së kërkon ndalimin e transferimeve të armëve drejt Izraelit

Hevzi