RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy anije me 15 mijë tonë drithë largohen nga Ukraina

dy-anije-me-15-mije-tone-drithe-largohen-nga-ukraina

Dy anije të tjera që transportonin fara luledielli dhe misër lundruan nga portet e Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Anija “FULMAR S” me flamurin e Barbados, me 12 mijë tonë misër, u nis nga porti Chornomorsk për në Iskenderun, Turqi, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Anija tjetër, “THOE” me flamur nga Ishujt Marshal, lundroi nga porti Chornomorsk me 3 mijë tonë farë luledielli, për në Tekirdag, Turqia veriperëndimore.

Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila tani është në muajin e saj të gjashtë.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk thirrje SHBA-së ta përdorë ndikimin te Izraeli për t’u dhënë fund veprimeve destabilizuese

Hevzi

Inaugurohet faza e parë e Qendrës Financiare të Istanbulit, projektit historik të Turqisë

Muhamet Ramadani

Kryediplomati rus Lavrov: Nëse Evropa sulmon Rusinë, lufta do të jetë ndryshe dhe “shumë e shkurtër”

Kushtrim Guraj