RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania vendos masa të reja për kursimin e energjisë

gjermania-vendos-masa-te-reja-per-kursimin-e-energjise

Gjermania ka vendosur rregulla të reja për kursimin e energjisë, për shkak të krizës që ka ardhur si pasojë e ndalimit të furnizimit të gazit rus. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka njoftuar rregullat e reja.

‘Ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet në maksimum 19 gradë Celsius, ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës dhe as tabelat nuk do të ndriçohen’, u shpreh Habeck për gazetën “SZ”, duke shtuar se nevojiten masa më shtrënguese në botën e biznesit.

Ministria e Ekonomisë planifikon të prezantojë më vonë masa shtesë lidhur me konsumin e energjisë. /tiranapost

Related posts

Mbretëria e Bashkuar ofron mbi 6 milionë dollarë ndihmë për Rohingët në Bangladesh

Muhamet Ramadani

​Gjini: Kosova është me fat për harmoninë ndërfetare

Irfan Jahiu

​Kallas e BE nuk presin që liderët e Kosovës e Serbisë të vejnë kushte, kur të ftohen në takimin e nivelit të lartë

admin