RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Automjeti përplaset me turmën në SHBA, një i vdekur dhe 17 të lënduar

automjeti-perplaset-me-turmen-ne-shba,-nje-i-vdekur-dhe-17-te-lenduar

Bëhet fjalë për një tubim të organizuar për të mbledhur para për viktimat e zjarrit në një shtëpi ku humbën jetën 10 persona në fillim të këtij muaji, thanë autoritetet

Një person humbi jetën ndërsa 17 të tjerë u lënduan pasi një automjet përplasi sot një turmë njerëzish të mbledhur në një lokal në Pensilvani të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për një tubim të organizuar për të mbledhur para për viktimat e zjarrit në një shtëpi ku humbën jetën 10 persona në fillim të këtij muaji, thanë autoritetet.

Aksidenti ndodhi jashtë një lokali në Berwick rreth orës 18:15 sipas kohës lokale.

Policia e shtetit të Pensilvanisë tha në një deklaratë se personi i dyshuar është arrestuar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. /aa

Related posts

Mes drejtësisë dhe dyshimit: gjyqi ndaj Tariq Ramadan nën kritikë

Irfan Jahiu

Presidenti Biden pritet me ceremoni shtetërore në Francë, dëshmohet partneriteti për sigurinë globale

admin

Palestina kërkon veprim ndërkombëtar për t’i dhënë fund “rrethimit mbytës” të Izraelit

RTI