RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani të hënën pret presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

osmani-te-henen-pret-presidentin-e-shqiperise,-bajram-begaj

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Siç njofton Presidenca, të hënën në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.

Pas ceremonisë së pritjes, Osmani zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar se gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Kosovë, nga data 14 deri më 16 gusht, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Related posts

Arrin në 220 numri i avionëve me ndihma që EBA ka dërguar në Turqi dhe Siri

Muhamet Ramadani

Lirohen edhe 33 fëmijë dhe gra të tjera nga burgjet izraelite

admin

Guterres bën thirrje që bota të ndihmojë Pakistanin

admin