RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bërnabiq reagon ndaj thirrjes së BE-së për ndalimin e retorikës nxitëse

bernabiq-reagon-ndaj-thirrjes-se-be-se-per-ndalimin-e-retorikes-nxitese

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj thirrjes së Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, për ndalimin e aty që BE-ja i quajti retorika nxitëse.

Bërnabiq ka thënë se Kurti për 175 ditë “ka provokuar konflikt të armatosur”.

“Plot 175 ditë Albin Kurti provokon konflikt të armatosur me serbët dge atë në një vit që do të mbahet në mend si viti në të cilin Kurti po atyre serbëve në Kosovë ua privoi të drejtat themelore njerëzore duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri absolutisht asgjë për këtë”, ka thënë Bërnabiq.

Tutje, ajo është shprehur se “është e trishtueshme të shohësh BE-në që siç tha “nuk e sheh fajin e vetë për pozitën ku jemi sot”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Është e trishtueshme të shohësh BE-në që nuk e sheh fajin e vetë për pozitën ku jemi sot. Nëse BE-ja do të kishte bërë pjesën e saj të siguronte zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të garantonte të drejtat themelore njerëzore për serbët në Kosovë, gjërat do të dukeshin sot shumë më ndryshe. Prandaj, ju lutem ndaloni hipokrizinë”, ka thënë ajo.

Related posts

Çështja e targave, Borrell takon Kurtin në Berlin: Djegia e makinave e papranueshme, marrëveshjet duhet të respektohen

admin

Kurti: Qeveria ka ndarë buxhet rekord për komunat

rezart morina

Në su’lmin iz’raelit me dr’onë në Br’egun Perëndimor vriten 4 pa’lestinezë

RTI