RTV AHIRETI
Shëndetësi

Sa % rrezikon gjumi i shkurtër shëndetin?

sa-%-rrezikon-gjumi-i-shkurter-shendetin?

Lidhja midis gjumit cilësor dhe imunitetit është thelbësore.

Studimi më i fundit shkencor tregon se gjumi më pak se pesë orë mund të rrezikojë shëndetin e trupit me 15%.

Kur një person është zgjuar, truri, si dhe pjesa tjetër e organizmit, përdorin substanca kimike të njohura si neurotransmetues për “komunikim” të ndërsjellë, domethënë dërgimin e informacionit nga nervi në sistemin imunitar dhe sistemet e tjera, shkruan albeu.com.

Gjumi ndihmon për të mbajtur furnizimin e neurotransmetuesve në një nivel optimal. Kur një person nuk fle mjaftueshëm ose ka gjumë të keq, trupi prodhon më pak neurotransmetues. Si rezultat, shumë funksione të trupit, duke përfshirë sistemin imunitar, nuk funksionojnë mirë.

Gjegjësisht, derisa një person fle, trupi prodhon më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe citokinat prodhohen nga qelizat e sistemit imunitar, të cilat veprojnë si lajmëtarë të sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve.

Ndaj një gjumë i keq mund të shkaktojë reduktimin e prodhimit të tyre, gjë që ndikon në rënien e imunitetit, sipas gazetës dhe portalit Real Simple.

Mungesa e gjumit e bën një person më të ndjeshëm ndaj të ftohtit të zakonshëm, paralajmërojnë studiuesit.

Related posts

Të pini ujë të ngrohtë apo të ftohtë? – Zbuloni ndikimet në shëndet

admin

Arsyet përse duhet t’i merni vitaminat nga ushqimet dhe jo nga suplementet

rezart morina

Rreth gjashtë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

admin