RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Miliona banorë në Kinë mbeten pa energji elektrike si pasojë e të nxehtit

miliona-banore-ne-kine-mbeten-pa-energji-elektrike-si-pasoje-e-te-nxehtit

Miliona banorë në qytetin Sichuan të Kinës janë goditur nga ndalja e energjisë elektrike si pasojë e valës së të nxehtit dhe thatësirës.

Në qytetin e Dazhout, shtëpi e 5.4 milionë njerëzve, kanë pasur reduktime deri në tri orë, thonë raportet.

Ata thonë se fabrikat në provincë janë detyruar të shkurtojnë prodhimin ose të ndalojnë punën si pjesë e masave emergjente për të ridrejtuar furnizimet me energji për familjet.

Rezervuarët e hidrocentraleve janë aktualisht në rënie deri në gjysmë, thonë zyrtarët, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Temperaturat në të gjithë Sichuan dhe provincat fqinje kanë tejkaluar 40 gradë Celsius ditët e fundit.

Si rezultat, kërkesa për energji elektrike për ajër të kondicionuar në zyra dhe familje u rrit, duke i vënë kompanitë e energjisë nën presion ekstrem.

Lumi Yangtze, rruga më e gjatë ujore e Azisë, është tani në nivele të ulëta rekord. Në disa zona, ka pasur më pak se gjysmën e reshjeve të zakonshme.

Në qytetin Wuhan, provinca Hubei, lumi ka nivelin më të ulët që ka qenë në këtë kohë të vitit që nga fillimi i regjistrimeve në 1865.

Furnizimet e pijes për qindra miliona njerëz ende nuk janë prekur, por ka mungesë uji për të ujitur të mbjellat. /koha

Related posts

Zelensky: Vizita në Romë e rëndësishme për fitoren tonë – VIDEO

rezart morina

Merr flakë makina në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia e Kosovës jep detajet

admin

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes sugjeron se Egjipti duhet të kontrollojë Gazën, Jordania pjesë të Bregut Perëndimor

admin6