RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Miliona banorë në Kinë mbeten pa energji elektrike si pasojë e të nxehtit

miliona-banore-ne-kine-mbeten-pa-energji-elektrike-si-pasoje-e-te-nxehtit

Miliona banorë në qytetin Sichuan të Kinës janë goditur nga ndalja e energjisë elektrike si pasojë e valës së të nxehtit dhe thatësirës.

Në qytetin e Dazhout, shtëpi e 5.4 milionë njerëzve, kanë pasur reduktime deri në tri orë, thonë raportet.

Ata thonë se fabrikat në provincë janë detyruar të shkurtojnë prodhimin ose të ndalojnë punën si pjesë e masave emergjente për të ridrejtuar furnizimet me energji për familjet.

Rezervuarët e hidrocentraleve janë aktualisht në rënie deri në gjysmë, thonë zyrtarët, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Temperaturat në të gjithë Sichuan dhe provincat fqinje kanë tejkaluar 40 gradë Celsius ditët e fundit.

Si rezultat, kërkesa për energji elektrike për ajër të kondicionuar në zyra dhe familje u rrit, duke i vënë kompanitë e energjisë nën presion ekstrem.

Lumi Yangtze, rruga më e gjatë ujore e Azisë, është tani në nivele të ulëta rekord. Në disa zona, ka pasur më pak se gjysmën e reshjeve të zakonshme.

Në qytetin Wuhan, provinca Hubei, lumi ka nivelin më të ulët që ka qenë në këtë kohë të vitit që nga fillimi i regjistrimeve në 1865.

Furnizimet e pijes për qindra miliona njerëz ende nuk janë prekur, por ka mungesë uji për të ujitur të mbjellat. /koha

Related posts

Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KOSTT

Muhamet Ramadani

Nëna izraelite akuzon ushtrinë për vrasjen ‘e qëllimshme’ të djalit të saj

Muhamet Ramadani

“Shkolla u qëllua, nuk po bëj shaka”- Sulmi me armë ku vdiqën 4 persona, nëna publikon mesazhin që i dërgoi i biri: Të dua…

admin