RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron dhe Modi diskutojnë mbi pasojat destabilizuese të luftës Rusi-Ukrainë

macron-dhe-modi-diskutojne-mbi-pasojat-destabilizuese-te-luftes-rusi-ukraine

Sipas një deklarate nga pallati Elysee, Macron dhe Modi diskutuan mbi luftën Rusi-Ukrainë dhe pasojat destabilizuese të luftës për pjesën tjetër të botës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga pallati Elysee, në bisedën telefonike të zhvilluar dje, Macron dhe Modi diskutuan mbi luftën Rusi-Ukrainë dhe pasojat destabilizuese të luftës për pjesën tjetër të botës.

Macron ka folur për vendosmërinë e Francës për të vazhduar mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe se liderët janë shprehur se janë dakord për të punuar së bashku që kjo luftë të përfundojë.

Në deklaratë bëhet e ditur se Macron ka vënë theksin mbi rëndësinë e punës së koordinuar të komunitetit ndërkombëtare përballë krizës ushqimore dhe se dy liderët krahas marrëdhënieve Francë-Indi kanë diskutuar problemet në rajonin Indo-Paqësor dhe situatën në Sri Lankë.

Ndër të tjera njoftohet se Macron ka vënë në dukje mbështetjen e plotë të Francës për objektivat klimatike të Indisë. /aa

Related posts

Iz’raeli vr’et 55 pa’lestinezë të tjerë në Ga’za, numri total tejkalon 38.100

admin

Osmani flet për urën e Ibrit: S’kemi arsye për të pasur konflikte me aleatët tanë

admin

Policia e Kosovës arreston 15 persona dhe mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit dhe prostitucionit

RTI