RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marrëveshja me Serbinë, Escobar: Duhet të ruhet sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës

marreveshja-me-serbine,-escobar:-duhet-te-ruhet-sovraniteti-dhe-pavaresia-e-kosoves

Gabriel Escobar, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta ruaj sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Escobar ka shtuar se ai po ashtu shpreson për bisedime të mira.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka thënë Escobar për Kanal10.

Duhet kujtuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Related posts

Ky është ligjvënësi i parë demokrat që bën thirrje për tërheqjen e presidentit Biden nga kandidimi: Duhet të marrë vendimin e dhimbshëm

admin

Izraeli kryen sulme ajrore në jug të Libanit, vriten 3 persona

admin

Punëtori shqiptar në Kanada merr shpërblim 300 mijë dollarë, pasi u godit me grusht në vendin e punës

admin