RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marrëveshja me Serbinë, Escobar: Duhet të ruhet sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës

marreveshja-me-serbine,-escobar:-duhet-te-ruhet-sovraniteti-dhe-pavaresia-e-kosoves

Gabriel Escobar, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta ruaj sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Escobar ka shtuar se ai po ashtu shpreson për bisedime të mira.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka thënë Escobar për Kanal10.

Duhet kujtuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Related posts

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine për personat nën 16-vjeç

Kushtrim Guraj

​15 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri, ku u vra polici Enver Zymberi

Hevzi

Apeli vërteton dënimin prej 6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për fajde

Muhamet Ramadani