RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak pas takimit me Kurtin: Nesër presim marrëveshje

lajcak-pas-takimit-me-kurtin:-neser-presim-marreveshje

Përfaqësuesi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se takimet e veçanta me Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin janë tashmë normale dhe përgatitore.

“I kam takuar Kurtin dhe Vuçiqin ndaras, për të diskutuar paraprakisht dhe për t’i përgatitur për takimin e nesërm. Presim marrëveshje nesër, jo finale natyrisht, do të ishte shumë naive të shpresonim atë”, ka thënë Lajçak për Kanal10.

I pyetur nëse do t’i kërkohet Kurtit që të shtyjë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, Lajçak i është drejtuar gazetarit duke buzëqeshur me fjalët “po bën shumë pyetje”.

Related posts

Telefonatë Macron-Erdogan, diskutime për Iranin, Ukrainën dhe armëpushimin në Lindjen e Mesme

admin

Von der Leyen: Në BE do të shtohen një milionë punësime prej industrisë diellore

admin

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla – Krerët e shtetit i quajtën këto vrasje si goditje të popullit shqiptar

Muhamet Ramadani