RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin izraelit

erdogan-zhvillon-bisede-telefonike-me-kryeministrin-izraelit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Yair Lapid, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Izrael dhe çështje rajonale.

Presidenti Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij për ecurinë e marrëdhënieve Turqi-Izrael sipas kornizës së dakorduar gjatë vizitave të presidentit izraelit Isaac Herzog dhe kryeministrit Yair Lapid në Turqi.

Duke iu referuar vendimit të shpallur sot për emërimin reciprok të ambasadorëve, presidenti Erdoğan ka thënë se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm sa më parë për emërimin e ambasadorit të ri.

Presidenti Erdoğan është shprehur se mbështet zhvillimin e bashkëpunimit dhe dialogut midis Turqisë dhe Izraelit mbi baza të qëndrueshme dhe mbi bazën e respektimit reciprok të ndjeshmërive. /aa

Related posts

Franca kërkon mbledhje urgjente të KS-OKB-së: Avancimi izraelit në Liban është “jashtëzakonisht shqetësues”

Irfan Jahiu

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Fushë Kosovë

Muhamet Ramadani

Pse vendet e Gjirit janë skeptike ndaj Trump?

RTI