RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aksident rrugor fatal në juglindje të Turqisë, 16 të vdekur dhe 21 të lënduar

aksident-rrugor-fatal-ne-juglindje-te-turqise,-16-te-vdekur-dhe-21-te-lenduar

Një autobus i pasagjerëve goditi zjarrfikësit dhe ekipin e ndihmës mjekësore që gjendeshin në lokacionin e një aksidenti trafiku

Një aksident trafiku la të vdekur të paktën 16 persona dhe të lënduar 21 të tjerë në provincën juglindore të Gaziantep të Turqisë, njoftuan autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa një ekip zjarrfikësish dhe paramedikësh po i përgjigjeshin një aksidenti trafiku në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep, një autobus pasagjerësh që u përmbys dhe u tërhoq zvarrë për dhjetëra metra, goditi brigadën e zjarrfikësve dhe një automjet transmetues të një agjencie turke të lajmeve IHA.

Në mesin e të vdekurve gjenden tre zjarrfikës, katër punonjës shëndetësorë dhe gazetarët e agjencisë së lajmeve IHA Muhammed Abdulkadir Esen dhe Umut Yakup Tanriöver.

Guvernatori i Gaziantepit Davut Gül u tha gazetarëve se aksidenti i parë ndodhi rreth orës 10:45 të mëngjesit.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital. /aa

Related posts

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Xhidde të Arabisë Saudite

admin

“Regjimi i tyre në rënie dhe po shembet”- Shtëpia e Bardhë: Është në interesin e Kubës që të fillojë së shpejti ndryshime të mëdha!

admin

Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan

admin