RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moska: Këshilli i Sigurimit të diskutojë situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias

moska:-keshilli-i-sigurimit-te-diskutoje-situaten-e-tensionuar-ne-centralin-berthamor-te-zaporizhias

Rusia ka bërë thirrje sërish për një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias, në Ukrainën jugore.

Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të martën, thanë burime diplomatike.

Moska e justifikoi kërkesën me bombardimet dhe sulmet e vazhdueshme nga forcat ukrainase në central. Kievi dhe Moska akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin ndaj kompleksit të gjerë.

Rusia pushtoi Ukrainën gati gjashtë muaj më parë. Njësitë ruse pushtuan centralin bërthamor të Zaporizhias në fillim të muajit mars.

Me gjashtë reaktorët e saj dhe një prodhim neto prej 5,700 megavat, Zaporizhia është centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Në vitin 1986, aksidenti më i rëndë bërthamor në tokën evropiane ndodhi në centralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. /atsh

Related posts

Anulohet seanca në rastin “Veteranët”

Muhamet Ramadani

Shqetësues qarkullimi i veturave pa regjistrim e pa sigurim në Kosovë

admin

Javier Milei fiton zgjedhjet në Argjentinë, zotohet për ndryshime rrënjësore

admin