RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas dekadash, Fauci largohet nga qeveria Biden

pas-dekadash,-fauci-largohet-nga-qeveria-biden

Anthony Fauci do te largohet nga rolet e tij si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe si shef mjekësor i presidentit Joe Biden në fund të këtij viti, duke shënuar fundin e gati katër dekadave si eksperti kryesor i sëmundjeve infektive.

“Po njoftoj sot se do të largohem nga postet e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Shefit të Laboratorit të Imunoregulimit të NIAID-it, si dhe nga posti i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të Presidentit Joe Biden. Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitullin tjetër të karrierës sime”, tha Fauci.

Fauci ka shërbyer në NIAID për 38 vjet duke filluar në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan. Biden vlerësoi punën e Fauci në një deklaratë, duke vënë në dukje angazhimin e tij “të palëkundur” ndaj punës, si dhe “shpirtin, energjinë dhe integritetin e tij të pashembullt shkencor”.

“Pavarësisht nëse e keni takuar personalisht apo jo, ai ka prekur jetën e të gjithë amerikanëve me punën e tij,” – u shpreh Biden. /euronews

Related posts

RMV, apel nga MPB-ja: Qytetarët të jenë të kujdesshëm me kë ndajnë të dhënat personale në internet

rezart morina

“Vizita e presidentit Erdoğan në Katar do të ndihmojë në avancimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve”

admin

Kokainë “lumë” në Portin e Pireut, kapen dy ngarkesa që vinin nga Amerika Latine! Vlera e lëndës narkotike, miliona euro

admin