RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vritet edhe një gazetar në Meksikë, shkon në 15 numri i të vrarëve këtë vit

vritet-edhe-nje-gazetar-ne-meksike,-shkon-ne-15-numri-i-te-vrareve-kete-vit

Është vrarë të hënën në Meksikë një gazetar, i cili punonte në një program lokal të lajmeve, raportoi Associated Press të martën.

Fredid Roman është bërë gazetari i 15-të i cili u vra në Meksikë vetëm këtë vit.

Prokurorët në shtetin jugor të Guerreros kanë deklaruar se gazetari Roman është qëlluar për vdekje në shtetin, Chilpancingo.

Emisioni i Romanit “The Reality of Guerrero”, ishte i fokusuar në politikat e larta të shtetit. Roman ishte po ashtu kolumnist i rregullt.

Guerrero është një shtet ku lulëzon trafiku i drogës dhe ku vazhdimisht ka përplasje të armatosura të grupeve të ndryshme.

2022-ta është një prej viteve më vdekjeprurëse për gazetarët në Meksikë, i cili po shihet tani si shteti më i rrezikshëm për gazetarët jashtë një zone lufte.

Prokurorët nuk kanë dhënë menjëherë detaje të tjera për vrasjen e Romanit, për të cilin thuhet se është vrarë brenda veturës së tij.

Vrasja ka ndodhur vetëm një javë pasi gazetari i pavarur, Juan Arjón López, është gjetur i vrarë me një plumb në kokë. Trupi i tij është gjetur në San Luis Rio Colorado, afër kufirit me Arizonën. /koha

Related posts

Përplasi një makinë dhe tentoi të largohet nga vendngjarja, por… pëson sërish aksident. Përfundon në spital shoferi në Prishtinë

admin

Pesë emisarët specialë për dialogun të premten në Prishtinë

admin

Rasti Dehari, kthehen në punë tre zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

admin