RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar sot vjen në Kosovë, takohet me opozitën

escobar-sot-vjen-ne-kosove,-takohet-me-opoziten

Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE.

Takim ky i cili rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftime.

Gjatë ditës së sotme Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Bëhet e ditur se në mbështetje të dialogut nesër vendin tonë do ta vizitojë edhe special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Related posts

Kryeministri Rama: Turqia është çelësi i stabilitetit të Evropës

admin

Kërcënimet e mundshme të sigurisë, Borrell i kërkon BE-së përforcimin e industrisë së mbrojtjes

admin

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në fushën e ushqimit hallall

RTI