RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO: Lufta në Ukrainë do të përfundojë në tryezën e bisedimeve

nato:-lufta-ne-ukraine-do-te-perfundoje-ne-tryezen-e-bisedimeve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se lufta në Ukrainë “me shumë gjasa do të përfundojë në tryezën e bisedimeve”.

“Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne do të mbështesim Ukrainën që të mbizotërojë si një shtet i pavarur sovran në Evropë dhe më pas kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Dhe rezultati i kësaj do të varet tërësisht nga forca në fushën e betejës, kjo është arsyeja pse ne i mbështesim ata”, tha ai për Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Derisa ka uruar Ukrainën, në 31-vjetorin e pavarësisë.

Ai, përmes një postimi në twitter, ka thënë se NATO e ka mbështetur Ukrainën që nga pavarësia e saj dhe se ajo do ta fitojë.

“Në ditën e pavarësisë së Ukrainës, unë i bëj homazhe grave dhe burrave të guximshëm ukrainas që luftojnë për lirinë dhe vendin e tyre. NATO e ka mbështetur Ukrainën që nga pavarësia e saj dhe ju mund të vazhdoni të mbështeteni në NATO për aq kohë sa të duhet. Ukraina do të fitojë!”, ka shrkuar Stoltenberg, transmeton Klankosova.tv.

Related posts

Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të situatës në Kosovë

rezart morina

UNRWA: 1 në 3 fëmijë nën 2-vjeç i kequshqyer në mënyrë akute në Gazën veriore

admin

Shqipëria do të marrë presidencën e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi

rezart morina