RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 22 numri i të vdekurve në Ukrainë nga sulmi rus në stacionin e trenit

shkon-ne-22-numri-i-te-vdekurve-ne-ukraine-nga-sulmi-rus-ne-stacionin-e-trenit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka shkuar në 22 numri i të vdekurve në Ukrainë nga sulmi rus në stacionin e trenit në rajonin e Dnipropetrovsk.

Sipas tij, rreth 50 persona të tjerë janë plagosur. Ai tha se vagonët e trenave u goditën në stacionin Chaplyne, rreth 110 kilometra në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.

Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por se numri i viktimave mund të rritet.

Rusia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mbi sulmin e supozuar, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në gjashtëmujorin e pushtimit të Moskës, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Related posts

Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së

admin

Trump tallet me Ilhan Omar gjatë një fjalimi në Florida, ndez polemika

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

admin