RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Wisner: Kosova shtet funksional, do të dëshiroja të thosha kështu edhe për Serbinë – VIDEO

wisner:-kosova-shtet-funksional,-do-te-deshiroja-te-thosha-keshtu-edhe-per-serbine-–-video

Frank Wisner, ish-përfaqësues special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, u shpreh i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova qëkur ka shpallur e pavarësinë.

Ai në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, të mërkurën, tha se për këtë “ua heq kapelën të gjithëve”.

“Kur shoh përgjatë këtyre 14 vjetëve, nuk kam për të shtuar asgjë përveçse kënaqësisë për atë se çka kanë arritur kosovarët dhe Kosova. Unë besoj se ju keni një demokraci vibrante, me media të lira, sundimi i shtetit ligjor në mënyrë të vendosur po zbatohet. Ua heq kapelën të gjithëve për këtë. Më shumë vëmendje në ekonomi do të ishte e mirëseardhur, por ju keni ndërtuar një shtet funksional të respektueshëm. Dhe do të dëshiroja të thosha të njëjtat gjëra për Serbinë, por që mendoj se është zhytur në të kaluarën, duke mos pasur vullnet të pranojë se faqja e historisë është ndërruar, dhe se nuk ka kthim të statu-quo-së ku ishte, e kur Kosova ishte pjesë e Serbisë”, u shpreh Wisner. /koha

Related posts

Palestina: Nuk do të ketë stabilitet në rajon pa një shtet palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor

admin

Baerbock: Gjermania nuk do ta pengojë Poloninë që t’i japë Ukrainës tanke

admin

Presidenti i Uzbekistanit: Turqia po bëhet një nga qendrat e reja gjeopolitike të fuqisë në botë

RTI