RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov diskuton Sirinë me të dërguarin e posaçëm të OKB-së

lavrov-diskuton-sirine-me-te-derguarin-e-posacem-te-okb-se

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, u takua me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir O. Pedersen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme ruse, thuhet se gjatë takimit të mbajtur në Moskë u bisedua në mënyrë gjithëpërfshirëse rreth aspekteve aktuale të çështjes së Sirisë.

Në takim iu dha një rëndësi e veçantë punimeve të Komitetit Kushtetues të Sirisë dhe u konfirmua rëndësia për vazhdimin e një dialogu ritmik dhe produktiv në këtë platformë negociuese.

Po ashtu në takim u diskutuan edhe çështjet për të inkurajuar normalizimin e situatës sociale dhe ekonomike në Siri, si dhe u theksua kërkesa për intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për zbatimin e projekteve për të siguruar sërish infrastrukturën sociale të Sirisë si nevojë e rezolutës 2642 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB). /aa

Related posts

Kurti i kërkon ndihmë Turqisë për ndërtimin e një linje të re ajrore Kosovë-SHBA

admin

Nxehtësi ekstreme, temperaturat në Bangkok arrijnë në 54°C – VIDEO

Muhamet Ramadani

Hungari: Papa Françesku thirrje Evropës të bashkohet për t’i dhënë fund luftës – VIDEO

admin