RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri: Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut u rritën me 3.2 miliardë lekë

shqiperi:-eksportet-drejt-maqedonise-se-veriut-u-rriten-me-3.2-miliarde-leke

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me 3.2 miliardë lekë përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-korrik 2022 u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 10 miliardë lekë.

INSTAT bëri të ditur se gjatë 7-mujorit të këtij viti importet shënuan një rritje me 2.2 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 8.6 miliardë lekëve, kundrejt 6.4 miliardë lekëve që ishin në periudhën janar-korrik 2021.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011 tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. /atsh

Related posts

Greqi/ Zjarre të mëdha pranë Athinës, në disa zona flakët arrijnë deri në 25 metra. Digjen disa shtëpi

admin

Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë tokësorë

RTI

RMV: Alarmet për bombë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Aeroport të rreme

admin