RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori amerikan: Nuk do t’ia lëmë Bosnje e Hercegovinën Rusisë

ambasadori-amerikan:-nuk-do-t’ia-leme-bosnje-e-hercegovinen-rusise

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë shprehur mjaft qartë për angazhimin e tyre ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit shumetnik të Bosnje e Hercegovinës (BeH), thotë ambasadori amerikan në këtë vend, Michael Murphy.

Ai thekson se Rusia nuk pyetet, kur bëhet fjalë për vendimet e marra nga Bosnje e Hercegovina në lidhje me marrëdhëniet brenda marrëveshjeve, qoftë kur bëhet fjalë për anëtarësim në Bashkimin Evropian apo për anëtarësim në NATO. Sipas tij, sjellja e atyre vendimeve i takon Bosnje e Hercegovinës sovrane.

Ai gjithashtu thotë se angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj BeH-së është i përhershëm dhe se do të ruajë praninë e vetë ndërkombëtare dhe praninë ushtarake ndërkombëtare.

“Kur EUFOR-i i perceptoi sfidat dhe problemet, forcoi praninë e tij këtu, ishte vendimi i duhur dhe ne e mbështetëm. Mendoj se ju mund të shihni përgjigjen e Shteteve të Bashkuara dhe të evropianëve dhe kjo duhet jetë sinjal se ne nuk do t’ia lëmë Bosnje e Hercegovinën Rusisë. Ky nuk do të jetë rezultati këtu”, deklaroi ndër të tjera ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. /lajmi

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin6

Përmbytje në Haiti, humbin jetën 15 persona dhe mijëra të tjerë evakuohen

admin

Ursula von der Leyen: Evropa e bën Kroacinë më të fortë dhe anasjelltas 

admin