RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marrëveshja për dokumentet, vjen edhe reagimi i Këshillit të Evropës

marreveshja-per-dokumentet,-vjen-edhe-reagimi-i-keshillit-te-evropes

Arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për njohjen e dokumenteve të identifikimit gjatë hyrje-daljeve nga të dyja vendet i është gëzuar edhe Këshilli Evropian.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale dhe tha se kjo marrëveshje e arritur është në interes të qytetarëve.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen që u arrit sot si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për të siguruar udhëtime të papenguara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në interes të qytetarëve”, shkroi Michel në Twitter.

Kujtojmë se lajmin për arritjen e marrëveshjes e bëri të ditur mbrëmjen e së shtunës, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. /lajmi

Related posts

Hetemi kërkon dokumentim të saktë të krimeve të luftës

admin

Një tërmet i fortë 6.7 ballë godet Japoninë, nuk ka rrezik për cunami

admin

Kuleba përgëzon RMV-në për kryesimin me OSBE-në, fton Osmanin në Ukrainë

admin