RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pesë barnat që e ndryshuan botën (dhe çfarë shkoi keq)

pese-barnat-qe-e-ndryshuan-boten-(dhe-cfare-shkoi-keq)

Është e vështirë të matet ndikimi i një barne të caktuar në historinë botërore. Por më poshtëpo klasifikojmë 5 barna, për të cilat mund të themi me siguri se kanë sjellë një ndryshim të madh në jetën tonë, shpeshherë në mënyra që nuk e prisnim. Ato na kanë dhënë disa përfitime shëndetësore të pabesueshme. Por nga ana tjetër janë shfaqur me një trashëgimi komplikimesh, të cilat ne duhet t’i analizojmë në mënyrë kritike.

1. Anestezia

Në fundin e viteve 1700, kimisti anglez Xhozef Pristli prodhoi një gaz të cilin ai e quajti “ajri i azotuar” (oksid azoti). Kimisti tjetër anglez Hamfri Devi, mendoi se ai mund të përdorej si qetësues dhimbjesh në kirurgji. Në fakt u bë një ilaç rekreativ. Vetëm në vitin 1834, mbërritëm një moment tjetër historik.

Kimisti francez Zhan-Baptist Dyma emërtoi një gaz të ri:kloroformi. Mjeku skocez Xhejms Simpson e përdori atë në vitin 1847 për të ndihmuar gjatë lindjes së grave. Shumë shpejt anestezia u përdor më gjerësisht gjatë operacioneve kirurgjikale.

Përpara saj, pacientët vdisnin shpesh nga shoku nga dhimbja. Por çdo ilaç që mund t’i bëjë njerëzit të pavetëdijshëm, mund të shkaktojë edhe dëme. Anestetikët e sotëm janë ende të rrezikshëm, për shkak të rreziqeve të shtypjes së sistemit nervor.

2. Penicilina

Ajo që i ndodhi në vitin 1928 mjekut skocez Aleksandër Fleming, është një nga historitë klasike të zbulimit aksidental të një ilaçi. Fleming shkoi me pushime, duke lënë në laborator disa kultura të bakterit streptokok. Kur u kthye nga pushimet, vuri re se penicilium (një ndotës mykotik) e kishte ndaluar rritjen e streptokokut .

Patologu australian Hauard Florej dhe ekipi i tij, e stabilizuan penicilinën dhe kryen eksperimentet e para tek njerëzit Me financimin e qeverisë amerikane, penicilina u prodhua në masë dhe e ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Ajo u përdor për të trajtuar mijëra njerëz në front.

Penicilina dhe pasardhësit e saj, janë ilaçe shumë të suksesshme të vijës së parë për gjendjet shëndetësore qëdikur vranë miliona njerëz. Megjithatë, përdorimi i gjerë i tyre ka çuar në shfaqjen e llojeve të reja të baktereve qëjanë rezistente ndaj ilaçeve.

3. Nitroglicerina

Nitroglicerina u shpik në vitin 1847 dhe e zëvendësoi barutin si eksplozivi më i fuqishëm në botë. Por ajo ishte gjithashtu ilaçi i parë modern për trajtimin e anginës, dhimbja e fortë e gjoksit e lidhur me sëmundjet e zemrës.Punëtorët e fabrikës që ishin të ekspozuar ndaj eksplozivit, nisën të përjetojnë dhimbje koke dhe skuqje në fytyrë.

Kjo ndodhi për shkak se nitroglicerina është një vazodilatator, pra i zgjeron enët e gjakut.

Mjeku londinez Uilliam Murrel eksperimentoi me nitroglicerinë mbi veten e tij, dhe e provoi atë te pacientët e tij me anginë. Ata patën një lehtësim gati të menjëhershëm të dhimbjeve nëgjoks.

Nitroglicerina bëri të mundur që miliona njerëz me anginë të kenë një jetë relativisht normale. Ajo i hapi rrugën prodhimit të ilaçeve të reja, atyre për uljen e presionit të gjakut, beta-bllokuesit dhe statinave. Këto ilaçe kanë zgjatur jetën e miliona njerëzve, dhe e kanë rritur jetëgjatësinë mesatare në vendet perëndimore.

Por për shkak se jetët e njerëzve janë zgjatur, sot ka norma më të larta të vdekjeve nga kanceri dhe sëmundje të tjera jo të transmetueshme. Pra, rezultoi që nitroglicerina të ishte një ilaç që e ndryshon botën në mënyra të papritura.

4. Pilula

Në vitin 1951, avokatja amerikane e kontrollit të lindjeve Margaret Sanger i kërkoi studiuesit Gregori Pinkus të zhvillonte një kontraceptiv hormonal efektiv, që u financua nga filantropja e njohur Kethrin Mekormik. Pinkus zbuloi se progesteroni ndihmon në ndalimin e ovulacionit, dhe e përdori atë për të krijuar një pilulëeskperimentale.

Testet klinike u kryen mbi gratë më të varfra, sidomos në Porto Riko, për shkak të frikës nga efektet anësore. Ilaçi i ri u prodhua nga kompania GD Searle & Co me emrin Enovid në 1960, me miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA). Ai u pranua pasi rreziku i shtatzënisë, shihej si më i madh se rreziku i efekteve anësore, si mpiksja e gjakut dhe goditjet në tru.

U deshën 10 vite vjet për të provuar një lidhje midis përdorimit të kontraceptivëve oralë dhe efekteve anësore serioze. Pas një investigimi të qeverisë amerikane në vitin 1970, nivelet e hormoneve në pilulën kontraceptive ranëndjeshëm. Pilula shkaktoi ndryshime të mëdha demografike globale. Familje nisën të jenë më të vogla në numrin e anëtarëve, teksa u rritën të ardhurat pasi gratë ri–hynë në fuqinë punëtore. Por kjo ngre pikëpyetjen se si mjekët kanë eksperimentuar me trupat e grave.

5. Diazepami

Benzodiazepina e parë, një lloj depresant i sistemit nervor, u zhvillua për herë të parë në vitin 1955 dhe u tregtua nga kompania “Hoffmann-La Roche” me emrin Librium . Kjo dhe barnat e lidhura me to nuk u shitën si “kurë” për ankthin. Përkundrazi, ato ishin menduar t’indihmonin njerëzit të përfshiheshin në psikoterapi , e cila shihej si zgjidhja e vërtetë.

Kimisti polako-amerikan Leo Sternbah dhe grupi i tij kërkimor, e ndryshuan kimikisht Librium në vitin 1959 , duke prodhuar një ilaç shumë më të fuqishëm. Ky ishte diazepami, i shitur nga viti 1963 me emrin Valium. Duke qenënjë ilaç i lirë dhe lehtësisht i disponueshëm, ai pati një ndikim të madh.

Gjatë viteve 1969–1982, Valiumi ishte barna më e shitur në Shtetet e Bashkuara. Këto llojbarnash krijuan një kulturë të menaxhimit të stresit dhe ankthit përmes ilaçeve. Valiumi i hapi rrugën antidepresantëve modernë. SSRI i parë, ose frenuesi selektiv i rimarrjes së serotoninës, ishte fluokstina, i shitur nga viti 1987 si Prozac. /

“The Conversation”

Related posts

Mund të shpërthejnë gjatë ngrohjes, zbuloni ushqimet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në mikrovalë

admin

Shtypja e ulët e gjakut ndihmon shëndetin mental

rezart morina

Disa nga mënyrat kur trupi juaj ju tregon se diçka nuk është në rregull

admin