RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia vendos tabelat në pikat kufitare, bëhet gati për 1 shtator

serbia-vendos-tabelat-ne-pikat-kufitare,-behet-gati-per-1-shtator

Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë tashmë janë vendosur tabela që tregojnë se lejimi i përdorimit të letërnjoftimeve të cilat lëshohen nga Kosova bëhet për të mundësuar lirinë e lëvizjes për qytetarë.

Sipas këtyre tabelave, pranimi i letërnjoftimeve të lëshuara nga Republika e Kosovës nuk duhet të merret si “njohje nga Serbia”.

Vendosja e tabelave në pikat kufitare vjen 24 orë para se të hyjë në fuqi marrëveshja e 27 gushtit për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë.

Para disa ditësh në media ka qarkulluar edhe përmbajtja e tabelës që qytetarët do të shohin në hyrje të Serbisë.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova*) bëhet vetëm për arsye praktike, për lehtësimin e e pozitës së individëve dhe që të mundësohet liria e lëvizjes e arritur me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në vitin 2011, nuk guxon të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës * së shpallur njëanshëm, nuk prejudikon përcaktimin e statusit final të Koësovës dhe nuk mund të interpretohet si heqje dorë e Beogradit nga Rezoluta 1244 (1999)”, shkruhej në atë tabelë.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nuk ka arritur ende marrëveshje për targat.

Related posts

Vendimi i qeverisë së Kosovës, KFOR: Do të vazhdojmë të kujdesemi për sigurinë përreth Manastirit të Deçanit

admin

Kolonët hebrenj dogjën shtëpitë dhe automjetet e palestinezëve në Bregun Perëndimor

admin

Shqiptarët e diasporës marshojnë para Konsullatës në Mynih, kërkojnë të votojnë nga vendet ku jetojnë

admin