RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca “i shtrin dorën” Gjermanisë: Nga tetori, 100 Gigawatt orë në ditë energji nga gazi

franca-“i-shtrin-doren”-gjermanise:-nga-tetori,-100-gigawatt-ore-ne-dite-energji-nga-gazi

Franca po përgatitet të miratojë një projekt që parashikon eksportin e gazit te barabartë me 100 Gigavat orë energji në ditë drejt Gjermanisë duke nisur nga 10 tetori.

Komisioni Rregullator francez i Energjisë nisi fazën e konsultimit publik të projektit, hapi i fundit ky përpara aprovimit të mundshëm të tij. Pas njoftimit të presidentit francez Emmanuel Macron se dy vendet kishin rënë dakord për një marrëveshje solidaritetit të gazit, operatori francez i sistemit të gazit GRTGaz njoftoi se testet e kryera në ndërlidhësin e gazit që lidh zonat kufitare të Obergailbach dhe Medelsh kanë qenë të suksesshme.

Kjo i dha mundësinë komisionit rregullator të energjisë CRE, të niste fazën e konsultimit publik e cila do të zgjasë deri më 27 shtator për të konfirmuar kostot për ofruesit dhe konsumatorët. Që Franca të fillojë dërgimin e gazit në Gjermani, CRE duhet megjithatë ende të presë që Këshilli i lartë Francez i Energjisë të japë mendimin e tij për kostot, në mënyrë që nisma të ketë dritë jeshile.

Nëse miratohet, projekti do t’i lejojë GRTGaz-it shitjen e një sasie gazi që siguron energji të barasvlefshme me atë që mund të prodhojnë katër reaktorë bërthamorë në ditë. Gjermania ka nevojë të madhe për gaz që kur importet nga gazsjellësi Nord Stream 1, i cili përbënte mbi një të katërtën e konsumit të gazit në vend, u pezulluan më 1 shtator. Konsiderohet se projekti franko-gjerman mund të mbyllë hendekun e shkaktuar nga pezullimi i Nord Stream 1 dhe të ndihmojë Gjermaninë të përmbushë nevojat e saj për energji. /tch

Related posts

Pamje brenda në Banjskë pas sulmit terrorist

rezart morina

Pakistan, rritet në të paktën 44 numri i të vdekurve nga sulmi në xhami

rezart morina

Besimtarët muslimanë në rajon falin namazin e Kurban Bajramit

admin