RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Mësimdhënësit do të vlerësohen sipas performancës dhe përgatitjes profesionale

kurti:-mesimdhenesit-do-te-vleresohen-sipas-performances-dhe-pergatitjes-profesionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ligji i Pagave do të dalë në diskutim publik javën tjetër, derisa ka paralajmëruar se mësimdhënësit do të vlerësohen sipas performancës dhe përgatitjes profesionale.

Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit do të jetë më i mirë se në të kaluarën, ndërsa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës.

Këto deklarata kreu i ekzekutivit i bëri para mediave, pas ceremonisë së përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, që u mbajt në Gjakovë.

“E kuptoj që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit. Shkolla është shteti, nuk bën të bojkotohet. Është e drejt elementare e çdo fëmije që të edukohet, këtë e parasheh edhe Kushtetuta. Sa i përket Ligjit të Pagave, ai tashmë ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik. Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se kurdo herë në të kaluarën dhe është më i mirë se në kohën kur Sindikata kishte bërë grevë”, deklaroi mes tjerash Kurti.

Tutje, u shpreh se për mësimdhënësit i kanë parasysh edhe përgjegjësitë menaxheriale të tyre dhe se do t’i vlerësojnë sipas përformancës e përgatitjes profesionale të tyre.

Ai ka thënë se është e rëndësishme të ketë bashkëpunim në edukimin e fëmijëve.

Sipas tij, është shumë dëm që gëzimi i 1 shtatorit të shndërrohet për një politizim sindikal e hidhërim shtetëror

“Nuk ka kurrfarë urrejtje apo hakmarrje ndaj askujt. Por, një gjë duhet ta kuptoni – s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Ata duhet të paguhen për punën që bëjnë sipas meritës. Kjo nuk është jo vetëm çështje e ligjit, por edhe e arsyes së shëndoshë mendore”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se mundësitë e vendit janë të kufizuara.

Ai ka thënë se dëshirat irracionale s’mund të hasin në mirëkuptimin e Qeverisë.

“U bëjë thirrje drejtorëve arsimit nëpër komuna, mos t’u bëjë trysni drejtorëve të shkollave e arsimtarëve që të mos mbajnë mësimin. Po bëjmë reforma arsim, kemi rritur buxhetin. Por kërkesat sindikale, e greva si instrument, nuk duhet dalin përtej racionales. Kur dikush thotë duhet rritur 100 euro, pyetja pse jo 300 pse veç 100. Planifikimet financiare shtetërorë nuk bëhen në mënyrë të papërgjegjshme. Pakoja e ringjalljes ekonomike 7 për qind e bruto produktit vendor. Buxheti i Kosovës është rreth 3 miliardë. S’mund të marrim buxhetet e shteteve tjera me plotësu kërkesa irracionale. Ka dialog social. Ministrja tri herë e ka takuar kryetarin e Sindikatës, janë një dyzinë takimesh që zëvendësit i kanë bërë. Unë e kam takuar disa herë kryetarin e BSPK-së, por kërkesat legjitime e racionale janë për dialog. Kërkesat absurde që janë dëshira irracionale s’mund të hasin mirëkuptim tonë. Më vjen keq për këtë. Realiteti mundësitë janë të tilla”, ka thënë ai.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ishte shprehur kundër vlerësimit të mësimdhënësve, duke deklaruar se një vlerësim i tillë do të tregonte mungesë besueshmërie.

Ai kishte deklaruar se sa të jetë në kryesi të SBASHK-ut nuk do të ketë vlerësime me test.

Related posts

Mbi 20 mijë palestinez të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rezart morina

Franca mbyll 2 shkolla islame

admin

OBSH: Shpërndahen 1.2 milionë doza të vaksinës së poliomielitit në Rripin e Ga’zës

RTI