RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Avokati: Drejtori e autorizoi mirëmbajtësin që të mos lejojë mësuesen me shami të hyjë në shkollë

avokati:-drejtori-e-autorizoi-mirembajtesin-qe-te-mos-lejoje-mesuesen-me-shami-te-hyje-ne-shkolle

Muhamet Mujaj, avokati i arsimtares së matematikes në Suharekë, Remize Lezi ka folur për rastin e kësaj të fundit e cila është përjashtuar nga shkolla “Flamuri i Arbërit” në këtë komunë për shkak të bartjes së shamisë.

Mujaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka thënë se drejtori në shkollën “Flamuri i Arbërit” nuk e ka lejuar të hyjë në shkollë mësuesen Lezi për shkak të shamisë.

“Të premten drejtori tash dy javë e ka dërguar një mesazh të gjithë mësuesve që të paraqiten në vendin e punës për të hënën e që i bie në javën e kaluar. Edhe mësuesja ka shkuar në vendin e punës por momentin që është parë me shami atëherë nuk është lejuar fare të hyjë në shkollë”, tha ai.

Ai thotë se drejtori e ka autorizuar mirëmbajtësin e shkollës që të mos e lejojë mësuesen Lezi të hyjë në shkollë.

“E ka penguar drejtori gjatë tërë kohës e më pas e ka autorizuar nëse nuk është aty drejtori që është edhe më spektakël për diskriminim e veprime të paligjshme e ka autorizuar koririn e asaj shkolle që ta ndalojë mësuesen të mos hyjë në shkollë’, deklaroi Mujaj.

Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Flamuri i Arbrit” ka vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e mësuesisë. Por ndaj këtij vendimi dje ka reaguar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna dhe se me këtë çështje do të merret nga dita e hënë pasi aktualisht është jashtë vendit.

Related posts

Rusia do t’i konsiderojë anijet drejt porteve ukrainase si ‘transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake’

admin

Policia bullgare gjeti 18 emigrantë të vdekur në një kamion të braktisur, mbijetojnë 28 të tjerë

admin

Ekzekutoi një person në lokal në Kosovë, Shaban Gogaj dënohet 7 vite burg

admin