RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania miraton dozën përforcuese kundër COVID

britania-miraton-dozen-perforcuese-kunder-covid

Organi rregullator i shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar përdorimin e një doze përforcuese bivalente të vaksinës kundër COVID për personat mbi 12 vjeç.

Agjencia britanike e shëndetësisë “Medicines and Healthcare Products” njoftoi se vendimi u bazua në të dhënat nga testet klinike që treguan se vaksina bivalente dha një përgjigje të fortë imune kundër Omicron dhe llojit origjinal, raportoi Reuters.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e vaksinave përforcuese të modifikuara kundër COVID-19 nga Moderna dhe Pfizer/Biontech, të cilat synojnë gjithashtu llojin Omicron. /euronews

Related posts

Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri

admin

Vuçiq në tubimin në Beograd njofton se do të japë dorëheqjen pas disa javësh

Muhamet Ramadani

Mijëra iz’raelitë në rrugë për të kërkuar marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me fraksionet pa’lestineze

Muhamet Ramadani