RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ja ushqimet me më shumë pesticide dhe mënyra e thjeshtë për t’i larguar ato

ja-ushqimet-me-me-shume-pesticide-dhe-menyra-e-thjeshte-per-t’i-larguar-ato

Një numër i madh njerëzish nuk janë të vetëdijshëm për faktin se perimet dhe frutat kanë në përbërjen e tyre pesticide. Sipas Departamentit të Bujqësisë në SHBA 65% e artikujve të testuar rezultuan me një numër përqindje të lartë pesticidesh. Dhe ky fakt absolutisht nuk është një lajm i mirë për konsumatorët.

Ndër ushqimet që përmbajnë më shumë kimikate janë pjeshkët, patatet, mollët, selinoja, luleshtrydhet, trangujt, specat, bizelet, domatet, manaferrat ngjyrë vjollcë, spinaqi, lakra jeshile dhe specat djegës.

Është shumë e rëndësishme të mësoni se si duhet t’i lani ushqimet në mënyrë që pesticidet të largohen prej tyre.

Sipas ekspertëve, uthulli organik i distiluar është një zgjidhje shumë e mirë. Ajo çfarë duhet të bëni është të përzieni uthullën e bardhë në 3 gota uji në një shishe spraj. Spruconi përzierjen në perime dhe fruta, pastaj i fshini ato dhe i lani me ujë të pastër. Kjo teknikë rekomandohet për largimin e pesticideve nga frutat dhe perimet./ Prevention

Related posts

Nëse ju dhembin kockat kur prishet koha, trupi juaj po ju paralajmëron se vuani nga kjo sëmundje

admin

Nga rënia në peshë te ulja e tensionit, përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i hurmave

admin

Një studim i ri sjell shpresë për rikthimin potencial të shikimit te pacientët

rezart morina