RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH po heton një sëmundje misterioze në Argjentinë

obsh-po-heton-nje-semundje-misterioze-ne-argjentine

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron disa raste të pneumonisë me shkak të panjohur në Argjentinë, ku deri më tani janë regjistruar tre vdekje, raporton Sky News.

Zyra rajonale e OBSH-së deklaron se dhjetë raste janë të lidhura me një klinikë private në qytetin San Miguel de Tucuman në Argjentinën veriperëndimore.

Në njoftimin për shtyp theksohet se rezultatet janë negative për viruset respiratorë, viralë, bakterialë dhe mykotikë. Autoritetet hedhin poshtë mundësinë e Covid-19.

Mostrat biologjike u dërguan për analiza shtesë në Administratën Kombëtare të Laboratorit dhe Institutin Shëndetësor.

Michael Osterholm, një ekspert në sëmundjet infektive të mushkërive nga Universiteti i Minnesotas, tha se shkaku mund të jetë diçka që pacientët kanë thithur, pasi mushkëritë e pacientëve ishin kryesisht të mbuluara nga inflamacioni.

Fillimisht ai dyshoi për sëmundjen e legjionarëve, e cila shkaktohet nga thithja e pikave të ujit me baktere legjionella, por rezultatet e testit e hodhën poshtë edhe këtë mundësi. /koha

Related posts

Sherr me grushte në parlamentin e Italisë, deputetët përleshen me njëri-tjetrin. Pamjet

admin

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova nisen për në Haxh

Muhamet Ramadani

Policia britanike thotë se nuk do të bëjë më arrestime për mbështetjen e grupit “Palestine Action”

Hevzi