RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda miraton ligjin për dëbimin e emigrantëve

finlanda-miraton-ligjin-per-debimin-e-emigranteve

Presidenti finlandez Alexander Stub nënshkroi sot të ashtuquajturin ligj për dëbimin e refugjatëve, i cili do të hyjë në fuqi më 22 korrik. Stub tha vendimi ka një rëndësi të madhe jetike për sigurinë kombëtare, duke theksuar se i kupton edhe tensionet që do të vijnë për shkak të miratimit të ligjit.

Ligji, i cili do të jetë i vlefshëm për një vit, do t’u lejojë autoriteteve kufitare finlandeze të refuzojnë pranimin e kërkesave për azil në rrethana të caktuara.

Javën e kaluar, projektligji i diskutueshëm i qeverisë u miratua me 167 vota pro dhe 31 kundër.

Qeveria e shihte projektligjin si të nevojshëm për të trajtuar çdo përdorim të mundshëm të ‘ ndikimit hibrid ‘ nga Rusia, siç është kalimi i grupeve të mëdha të emigrantëve në pikat e kontrollit finlandez në kufirin lindor. /abcnews

Related posts

Reshjet e dendura të shiut vështirësuan trafikun në Ankara

admin

Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit

Muhamet Ramadani

Aktorja Penelope Cruz bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Muhamet Ramadani