RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet pronari i laboratorit të shkatërruar të drogës në Leposaviq, ku u konfiskuan pajisje me vlerë 250 mijë euro

arrestohet-pronari-i-laboratorit-te-shkaterruar-te-droges-ne-leposaviq,-ku-u-konfiskuan-pajisje-me-vlere-250-mije-euro

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën pronarin e laboratorit për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit, i cili u shkatërrua më 1 korrik të këtij viti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Besim Hoti, Drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

“I dyshuari me inicialet G.J është arrestuar me urdhëresë të gjykatës”, ka deklaruar shkurtimisht Hoti.

Për shkatërrimin e këtij laboratori pati njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

Ai pati bërë të ditur se laboratori ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250 mijë euro.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës”, pati shkruar Sveçla.

Related posts

Tronditen tregjet europiane, ndërsa luhatshmëria globale thellohet! Aksionet e naftës dhe gazit bien me 3.9%

admin

Iz’raeli pranon përgjegjësinë për ma’sakrën në shkollën e OKB-së në Ga’za, pretendon shënjestronte lu’ftëtarët e Ha’masit

admin

Ç’kanë rrugët me qeverinë?

admin