RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani thirrje mësimdhënësve që ta ndalojnë grevën

osmani-thirrje-mesimdhenesve-qe-ta-ndalojne-greven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të ndalojnë grevën.

Osmani gjatë vizitës në Mamushë, ka thënë se dëmet që greva u shkakton fëmijëve janë të pariparueshme.

“Natyrisht do të doja sot të shihja nxënësit e Mamushës në shkolla, ku kanë të drejtë kushtuese që të jenë. Por, mësimdhënësit edhe sot e kanë vazhduar grevën. Dua edhe nga këtu, nga kjo komunë t’ju bëjë thirrje mësimdhënësve që të hapin dyert e shkollave. Të mos ia mohojnë nxënësve të drejtën e atyre kushtetuese për arsim. çdo gjë tjetër zgjidhet, por dëmi që i bëhet fëmijëve duke mosshkuar në banka shkollore është i pariparueshëm. Ligji i pagave vjen, por koha që humbin fëmijët nuk mund të kthehet. Nga këtu u bëjë thirrje mësimdhënësve këtu në Mamushë e çdokund tjetër në Kosovë, që t’i bashkojnë forcat e të kthehen në shkolla, të ofrojnë gjithë përkrahjen e mundshme e diturinë për fëmijët tanë, e të ecim pastaj përpara në realizimin e kërkesave racionale brenda mundësive që i ka Republika e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Related posts

Sekretari i NATO-s: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht nga të dyja palët

admin

Përgatitjet e fundit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Gërvalla: Një votim i suksesshëm nesër do të hapte rrugën për hapin final

RTI

Pas Britanisë, edhe Danimarka do t’i dërgojë azilkërkuesit në Ruandë

admin