RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Rizgjedhja e Trump është mënyra e vetme për të ndaluar luftën në Ukrainë

orban:-rizgjedhja-e-trump-eshte-menyra-e-vetme-per-te-ndaluar-luften-ne-ukraine

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rizgjedhja si president e Donald Trump.

Në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Orban lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës.

Ai tha se kthimi i Trump në detyrë do të ishte “e vetmja rrugëdalje” nga konflikti dhe se çdo sugjerim se Kievi mund të fitonte luftën kundër Rusisë ishte “një gënjeshtër”.

“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit,” tha Orban. “Rizgjidhni sërish Trumpin… Ish-presidenti është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore”.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, qeveria e Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe ka kërcënuar të bllokojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Orban, aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit në BE, ka refuzuar të lejojë transferimin e armëve perëndimore përtej kufirit të përbashkët të Hungarisë me Ukrainën dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillonin bisedimet për paqe. /abcnews

Related posts

“A është kjo ëndërr apo realitet?”: Banorët e zhvendosur të Gazës shpresojnë të zgjohen nga “makthi” që po përjetojnë

admin

Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi

admin

Çavuşoğlu diskuton me homologun azerbajxhanas për situatën e fundit në rajon

admin