RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Pendarovski e priti presidenten sllovake Zuzana Çuputova

presidenti-pendarovski-e-priti-presidenten-sllovake-zuzana-cuputova

Presidenti Stevo Pendarovski sot në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake priti Presidenten e Republikës së Sllovakisë, Zuzana Çaputova, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski dhe Çaputova zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi plenar i dy delegacioneve.

Siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, në fokus të bisedimeve janë marrëdhëniet bilaterale, përvojat e Sllovakisë nga procesi i anëtarësimit në BE, aleanca në NATO dhe sfidat e sigurisë në rajon dhe Europë.

Pendarovski falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e sinqertë për integrimet europiane të Maqedonisë dhe theksoi se procesi ynë i anëtarësimit fillon në një moment kritik për arkitekturën e sigurisë evropiane.

Ai shprehu pritshmëri nga vendet anëtare të Unionit për një qasje më dinamike dhe proaktivitet drejt zgjerimit të Bashkimit Europian. /shenja

Related posts

Trump kërcënon me shkatërrimin e infrastrukturës energjetike në Iran nëse bisedimet dështojnë

Irfan Jahiu

Zelensky i trembet konfliktit në Lindjen e Mesme: Zgjatja e luftës në Iran është ‘puls’ për Putinin, ne mund të përballemi me mungesë raketash

admin

Izraeli lëshon alarm të ri për raketa nga Irani

Hevzi