RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin një palestinez 21 vjeçar

forcat-izraelite-vrasin-nje-palestinez-21-vjecar

Forcat izraelite kanë vrarë një palestinez 21-vjeçar në qytetin Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Al-Fara në Tubas që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.

Gjatë bastisjes shpërthyen përleshjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve. Dëshmitarët okularë thanë se ushtarët izraelitë përdorën municion të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Gjatë bastisjes shpërthyen përleshje mes forcave izraelite dhe palestinezëve. Dëshmitarët theksuan se ushtarët izraelitë përdorën municion të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se është vrarë palestinezi 21-vjeçar Yunus Tayeh, i cili u qëllua në zemër nga forcat izraelite në kampin Fara.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme. /aa

Related posts

Zhvendosja e njerëzve në botë arrin shifra rekord si pasojë e luftrave dhe dhunës

admin

UNRWA: Fëmijët në Ga’za dëshmitarë të “mi’zorive të papërshkrueshme” gjatë 300 ditëve të su’lmeve iz’raelite

admin

Analiza/ Procesi zgjedhor në BE do të ndikojë edhe në angazhimet në Ballkanin Perëndimor

admin